Privoi nga jeta gruan dhe prindërit e saj, ja ҫfarë ndodhi tani me autorin

18:14 | 27 Maj 2019

Goran Jankoviç është prangosur sot nga policia serbe, e kjo prangosje ndodhi tre ditë pas kërkimeve intensive.

Ky i fundit dyshohet si autor i privimin nga jeta të gruas dhe dy prindërve të saj.

Ditën e sotme autoritete serbe lëshuan edhe fletë-ndalimin ndërkombëtar për Jankoviç, ndërsa prangosja e tij është bërë në brigjet e Danubit.

Në momentin e prangosjes ai po përpiqej të fshihej në një varkë në bregun e Danubit.

Sipas mediave serbe, Goran Jankoviç, tashmë i prangosur, akuzohet përprivim nga jeta të trefishtë të kryer në sy të fëmijëve.

Një ndër shkaqet kryesore të ngjarjes mendohet të jetë bërë xhelozia. Ai dyshonte se gruaja po e tradhtonte me persona të tjerë.

Policia serbe ka vijuar kontrollet edhe nga ajri me helikopter për tre ditë rresht.

Agresori, i cili tmerroi fëmijët e vegjël, u prangos dhe tashmë do të dalë para gjykatës për t’u njohur me akuzat.

Komento: