Ai privoi nga jeta gruan dhe vajzën e tij, Pjetër Nrecaj rrëfen për herë të parë ngjarjen.
Ai në një rrëfim ka dhënë një anë tjetër të ngjarjes. Ndrecaj thotë se fajtorët kryesorë për këtë tragjedi janë vëllai dhe motrat e të ndjerës Valbona Marku.
‘’Jam i brengosur sepse nuk është treguar taman e drejta. Motrat tona që protestuan është dashtë të hulumtojnë punën, e jo u bë tragjedia dhe u çuan të gjithë pa e njohur familjen time. E kemi pasur jetën e mirë. Brenda muajit ma kanë pru këtë tragjedi në familje Shkëlzen Marku, bashkë me motrat e saja’’, ka thënë Ndrecaj.
Tutje ai rrëfen se vëllai i gruas e kishte thirur Valbonën të shkojë në Gjermani e të kujdeset për vajzën e tij.
‘’Ai u nda me gruan e vetë atje dhe e ka një vajzë, Ai ka thënë që duhet me ma pru motren në Gjermani. Unë i kam thënë jo, s’ka shanca me ma marr gruan atje. Ata kanë insitu se ti nuk mundesh me vendos. Unë vendosi për gruan time ju kam thënë. Në një kohë shumë të shkurtër ka ndodh tragjedia.. Gruaja e ka pasë kerrin e vetë, gjitha gjërat, ka shku te familja. Kemi shku cdo vit në deti. Ajo ka pësu nga vëllai dhe motrat. Anëtarët m’i ka humb Shkëlzen Marku.’’