Privoi nga jeta gruan, nusen e djalit dhe veten, dalin detaje të pabesueshme për Hasanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Privoi nga jeta gruan, nusen e djalit dhe veten, dalin detaje të pabesueshme për Hasanin

18:47 | 22 Prill 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndohur sot në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin e dyfishtë në Dardani, që më pas privoi nga jeta edhe veten, ka pasur probleme të mëhershme mendore.

Ai për Klan Kosova ka treguar se në momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një fëmijë dy vjeçar i cili ka shpëtuar pa pasojë por vetëm se e ka parë ngjarjen duke ndodhur.

Beka ka theksuar se i dyshuari në fjalë edhe më herët ka ushtruar dhunë në familje dhe kjo ngjarje mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë zënke familjare.

“Motivi ende nuk dihet, mirëpo sigurisht ngjarja ka ndodhur pas ndonjë zënkë familjarë. Djali i të dyshuarit nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja”.

“I dyshuari ka pasur probleme psikike të mëhershme. Si duket i njëjti paska ushtruar dhunë edhe më herët në familje. I dyshuari me inicialet H.K., është kryesi i veprës i cili më pas ka privuar nga jeta edhe vetën. Gruaja e të dyshuarit që u humbi jetën është me inicialet H.K., si dhe reja e tij është me inicialet R.K”.

“Një fëmijë dy vjeçar ka qenë në vendin e ngjarjes. Djali ka shpëtuar pa pasoja mirëpo e ka parë ngjarjen kur ka ndodhur. Fëmijën e ka marrë emergjenca për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”.

Për këtë ngjarje tragjike ka folur edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Komento: