Privoi nga jeta gruan, rejën dhe vetën, vjen rrëfimi i dhimbshëm i familjarëve e fqinjëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Privoi nga jeta gruan, rejën dhe vetën, vjen rrëfimi i dhimbshëm i familjarëve e fqinjëve

19:29 | 22 Prill 2019

Ngjarja e sotme ku u privuan nga jeta tre persona, është ngjarja e cila tronditi tërë vendin.

Vëllai i Hysnijës (gruas së dorasit) i shqetësuar, duke folur për Gazetën Express tregon se si e mori informacionin për rastin.

“1:33 më ka thirrë djali më ka thanë më ka qëllu nanën (motrën tem) dhe gruan dhe në fund e ka qëllu veten. Para se me qëllu veten, e ka thirrë djalin i ka thanë nanën edhe grunë ta rahatova e tash po e rahatoj edhe veten. Kanë pas probleme edhe ma herët, ai me gjakftofsi pe lajmëron djalin ta qëllova nanën edhe grunë. Edhe ma herët kanë pas problem, nuk është e tashtit”, thotë ai.

Ai po shton se ka katër vite që po komunikonte vetëm me motrën e tij, derisa shkaku i sjelljes që kishte nuk komunikonte me personin që kreu ngjarjen.

“Që katër vite vetëm me motrën kam komuniku, 100 herë i ka qit prej shpisë, janë kthy. Ka dalë në pension si invalid, ka marrë pension të invalidit ka thënë që ka problem me sy po në realitet nuk ka qenë ashtu. Edhe njëherë para 1 viti e gjys ka tentu me qëllu, ka pas gërvishje, e kanë lajmëru policinë, kanë qenë në gjyq gjyqi ka vendos në favor të atij”, shton ai.

Vëllai i asaj që humbi jetën, po thotë se drejtësia asnjëherë nuk dëgjoi thirrjet e familjes, derisa disa herë e lajmëruan në polici, e kjo nuk ishte e mjaftueshme që të njëjtin ta largonin apo izolonin pasi që e konsideronin si person të rrezikshëm.

Fqinjët

Fqinjët e ata që i njihnin nga afër familjen Krasniqi kanë deklaruar se kishte tash e disa vite që kishte probleme të një pas njëshme në shtëpinë e tyre.

Njëra nga fqinjët është deklaruar se pavarësisht se disa herë kishin shkuar policia në shtëpinë e tyre, nuk kishte ndryshuar situata. Sipas saj kishte dorasi dëgjohej shumë shpesh duke bërë zhurmë e kjo ishte shpeshtuar ditëve të fundit.

Komento: