Privoi nga jeta vëllain, policia jep detaje rreth rastit

15:31 | 17 March 2019

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka dhënë detaje lidhur me dy ngjarjet që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Në lidhje me rastin që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharekës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllai i tij pas një konflikti rreth një prone, shkruan lajmi.net.

“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një privim nga jeta dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Komento: