Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në Prizren.
Ata pësuan lëndime të lehta trupore.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se motoçikleta ishte goditur nga një veturë.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka proceduar me rastin”, tha Bytyqi.