Prizren, arrestohen dy persona – dyshohet se kryen vjedhje të rëndë

22:08 | 28 Tetor 2024
prizren,-arrestohen-dy-persona-–-dyshohet-se-kryen-vjedhje-te-rende

Gjatë ditës së diel, një market në Prizren u vodh.

Rastin në polici e ka paraqitur pronari i marketit, ndërsa policia bën të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar, njëri rreth moshës 44 vjeçe dhe tjetri 17 vjeç.

Sipas policisë, malli i vjedhur kap vlerën e rreth dy mijë eurove.

“Me datë 27/10/2024 rreth orës 05:23, viktima nga Prizreni raporton në polici se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij ne Rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren dhe nga aty i janë vjedhur mall me vlerë rreth 2000 (dymijë ) euro. Më vonë po të njëjtën ditën me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar njëri N.K nga Prizreni, i moshës rreth 44 vjeç dhe tjetri A. F. 17 vjeç nga Mitrovica”.

Bashkë me të dyshuarit janë gjet edhe mallra të ndryshëm të raportua si të vjedhur në marketin e viktimës.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi.

Në konsultim dhe me vendim të prokurorit malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në ndalim policor dhe të njëjtëve iu është vazhduar paraburgimi.

 

Komento: