Ka shkaur në pesë numri i të arrestuarve në aksionin e Antidrogës në Prizren.
Gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur edhe konfiskuar 14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gramë, 67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1 kilogram e 103.84 gramë.
Gjithashtu janë gjetur edhe konfiskuar edhe pesë telefona dhe një automjet.
“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës dhe vendimet tjera do te ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë”./Front Online/
Njoftimi i plotë nga policia: