Prizrenasi i kërcënon me armë katër nipat e tij

09:53 | 16 May 2023

Katër meshkuj kosovarë, në Prizren kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar.

Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: