Kosova sot po feston 11 vjetorin e Pavarësisë së saj.
Në të gjitha qytetet po festohety në forma të ndryshme, shkruan ORAinfo.
Si një festë shumë e rëndësishme për vendin, qytetarët zakonisht zgjedhin që të festojnë jashtë shtëpisë, kryesisht nëpër qendrat e sheshet e qyteteve.
Prizreni si një qytet shumë i vizituar nga qytetarët, edhe sot pati frekuentim të madh nga njerëzit.
Madje në pamjet që mund t’i shihni më poshtë, vërehet një numër shumë i madh i njerëzve të cilët kanë zgjedhur Prizrenin si qytet për të kaluar ditën e sotme./ORAinfo/
Më poshtë mund të shikoni pamjet: