Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka treguar qëndrimin e saj për kazinot.
Pas iniciativës së LDK’së për seancë të jashtëzakonshme për pezullimin e punës së kazinotve, edhe AAK’ja e Ramush Haradinajt shprehet se është pro mbylljes së kazinove.
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur brenda një jave në kazino, njëra në Suharekë të dielën në mëngjes, e tjetra mbrëmë në Lipjan.
Përmes një komunikate për media, AAK ka njoftuar se e përkrah iniciativën e LDK’së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për kazinotë.
“Grupi Parlamentar i AAK-së përkrah iniciativēn për mbajtjen e seancës së jashtzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojērave të fatit duke pasur parasysh pasojat që po i sjellin vendit tonë”, thuhet në njoftimin e AAK’së.
Derisa LDK akuzonte kryeministrin Haradinaj se po provonte të favorizonte lojërat e fatit përmes një koncept-dokumenti për ndryshimin e ligjit për lojërat e fatit.
Mirëpo në njoftimin e AAK’së thuhet se ‘ka kohë që Kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shqyrtimin e mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe lojērave të fatit si dukuri negative që po e dëmtojnë interesin e shoqërisë sonë’.
“Shkalla e rrezikshmērisē së funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit deri te aktet e përmasave tragjike të njerëzve prandaj duhet të veprojmë energjikisht në mënyrë që të ndalet ky trend që po e dëmton shoqērinë tonë”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ahmeti Isufi.
Ndërsa partia e Kryeministrit konsideron se urgjentisht duhet të bëhet pezullimi i tyre dhe të fillojë procedura për krijimin e bazës ligjore që ndalon veprimtarinë e kazinove dhe lojërave të fatit.