Pro e kundër shtyrjes së fillimit të vitit të ri shkollor

23:20 | 10 September 2021

Fillimi i mësimit sërish pritet të shtyhet. Rekomandohet që deri në tetor të mos ketë nisje të mësimit.

Një shtatori nuk i gjeti nxënësit në bankat shkollore. Situata e rënduar me pandeminë bërë që data e fillimit të mësimit të shtyhet për 13 shtator.

Mirëpo kur kjo datë është afër mësimi duket se ende nuk do të fillojë.

Edhe infektologu Shemsedin Dreshaj është kundër fillimit të mësimit para 1 tetorit.

“Mësimi i sigurt nuk mund të fillojë para datës 1 tetorëpasi që pas dozës së dytë të vaksinës nevojitet një interval dyjavorë për t’u imunizuar”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Shemsedin Dreshaj.

Me shtyrjen e procesit mësimorë nuk po pajtohet njohësi i çështjeve të arsimit Xhavit Rexhaj, përcjell Telegrafi.

Sipas tij shtyrje të tilla po ndikojnë keq në procesin arsimorë.

“Mësimi online nuk ka treguar ndonjë efikasitet. Ne as tash nuk jemi të gatshëm të bëjmë mësim online. Është vërtetuar se shkollat nuk janë vatra të shpërndarjes së virusit”, deklaroi Xhavit Rexhaj.

Edhe nga Këshilli Prindërve janë dakord që procesi mësimorë të shtyhet për shkak të rrezikut të infektimit të fëmijëve.

Sot Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve ka propozuar që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet deri më 26 shtator.

Komento: