Probleme me leximin, Shala sërish me gabime të shumta gjatë fjalimit para deputetëve

20:35 | 02 Mars 2020

Deputeti Shala sërish ka lexuar me vështirësi para deputetëve.

Tash e disa orë, është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Deputetët kanë shtruar opinionet e tyre.

Një ndër ta, është edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.

Shala është i njohur për gabimet e shumta gjatë fjalimeve para deputetëve.

Shala edhe këtë herë dëshmoi se bën gabime të shumta gjuhësore, duke pasur problem lidhjet e fjalëve pavarësisht se ka fjalimin e shkruar në dorë.

Komento: