Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë.
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka prangosur një person në Podujevë, pasi që i njejti e kishte sulmuar vëllanë e tij.
Tutje, bëhet e ditur se konflikti dyshohet se kishte nisur pas një mosmarrëveshje lidhur me prononën.
Nuk raportohet për të lënduar, derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronën, ka sulmuar vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.