Probleme me ujin në disa fshatra të Fushë Kosovës, KRU “Prishtina” del me njoftim

11:14 | 18 Korrik 2024
probleme-me-ujin-ne-disa-fshatra-te-fushe-kosoves,-kru-“prishtina”-del-me-njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton se ka disa probleme teknike në pusin numër një te fabrika e Kronit në Fushë Kosovë.

Sipas një njoftimi nga KRU-Prishtina pusi numër një furnizon direkt fshatin Bardh i Madh, fshatin Graboc dhe Pomozotin, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjera në njoftim të KRU-së thuhet se kanë dërguar ekipet teknike disa herë, por që problemi i përket elektrikës

“Edhe pse ne kemi dërguar ekipet teknike disa herë, problemi i pёrket elektrikës. Problemi qëndron te një nga valvolat e pompës në Kroni. Siç kam biseduar me shefin e fabrikës sё Kronit Nexhat Kabashin problem ёshtё te njё nga valvulat e pompës”, thuhet në njoftim.

Komento: