Probleme të mëdha për PSG-në

22:23 | 30 Nëntor 2020

Probleme për PSG-në, Icardi dhe Sarabia mungojnë ndaj Unitedit.

PSG ka njoftuar se dyshja Mauro Icardi dhe Pablo Sarabia nuk janë të gatshëm për sfidën e radhës ndaj Manchester Unitedit.

Të dy lojtarët ishin të lënduar në stërvitje, ndërsa ende s’janë shëruar plotësisht.

Argjentinasi shkaku i lëndimit këtë edicion ka humbur 11 nga 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kurse, Sarabia në stërvitjen e fundit ka pasur probleme muskulore, andaj më shumë mundësi do mungojë gjithashtu.

Lojtarët e tjerë që do mungojnë janë Julian Draxler dhe Juan Bernet, kurse në dyshime mbesin Thilo Kehrer, Marquinhos dhe Layvin Kurzawa.

Komento: