Problemet e Icardit tek Interi, motra e tij befason me fjalët për vëllain

19:07 | 13 Shkurt 2019

Problemet e Mauro Icardit tek Interi duket se e kanë prekur motrën e tij.

Skuadra italiane sot (e mërkurë) ka njoftuar se Mauro Icardi nuk do të bartë më shiritin e kapitenit të skuadrës, dhe tani e tutje portieri Samir Handanovic do të jetë lider i skuadrës.

Motra e Icardit në Twitter, për gjitha këto telashe të vëllait të saj, ka akuzuar gruan e tij, Ëanda Nara, e cila njëherit është edhe agjente e lojtarit.

“Nëse do të kish një person serioz prapa jush, që më të vërtetë do të kujdesej për ju…”, nis shkrimi i saj.

“Vëllai im i varfër, pse po vazhdon ta lejosh gjithë këtë”.

“Inter nuk lejojnë qëndrime të tilla. Nëse do të kishit një person serioz pas jush, i cili me të vërtetë do të kujdesej për ju, kjo nuk do të ndodhte”.

Komento: