
Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero thotë se ai është gjithmonë pozitiv pavarësisht raporteve që problemi i tij në zemër mund ta detyrojë atë të tërhiqet nga futbolli.
Calalunya Radio ka raportuar se sulmuesi 33-vjeçar mund të duhet të varë këpucët e tij pas një shqetësimi serioz shëndetësor,përcjell ORAinfo.
Dhe duke iu përgjigjur bisedës për daljen në pension përmes Twitter, Aguero shkroi:
“Duke pasur parasysh thashethemet, mund të them se jam duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të klubit, duke bërë analizat dhe trajtimin dhe duke kontrolluar progresin tim brenda 90 ditëve. Gjithmonë qëndroj pozitiv”, ka përfunduar Aguero./ORAinfo/