Problemet e Sarrit tek Chelsea, ylli i skuadrës ka një kërkesë

13:00 | 24 Shkurt 2019

Trajneri Sarri duket se nuk po kalon kohë të mirë tek Chelsea.

Ylli i mesfushës së Chelsea ka bërë thirrje për durim me Maurizio Sarrin, duke thënë se kohë të mira do të vijnë.
Ross Barkley ka insistuar se përpara po i presin ditë të mira, duke mbështetur kështu Maurizio Sarrin, para finales së Kupës Carabao, kundër Manchester City.

E ardhmja e Sarrit tek Chelsea është vënë në pikëpyetje pas disa rezultateve jo të mira të skuadrës londineze, mirëpo mesfushori beson se duhet pasur durim.

“Ne po mësojmë çdo ditë. Ne jemi lojtarë të klasit të lartë, dhe ne duam të mësojmë më shumë. Edhe sezoni i parë i Pep kishte ulje dhe ngritje. Kur isha tek Everton i mposhtëm 4:0” ka thënë Barkley.

“Ne kemi ambicie që të jemi një prej skuadrave më të mira në botën e futbollit. Ne jemi një prej skuadrave më të mëdha” ka thënë tutje reprezentuesi anglez.

“Stili që trajneri dëshiron ta kemi, nuk e kemi për momentin. Me kohën do të vij. Ditët e këqija nuk qëndrojnë gjithmonë. Kohë të mira kemi përpara” ka thënë ndër të tjerash ai.

Barkley është lojtari kryesorë në rotacionin e Sarri. Zëvendësimi i tij me Mateo Kovacic ka qenë lëvizja më e përdorur e Sarrit.

Komento: