Problemet me financat e raportet me Hakimin, Marotta del me një deklaratë të papritur

19:52 | 23 Janar 2021

“Ka përpjekje për ta destabilizuar Interin”

Beppe Marotta ka insistuar se raportet rreth Achraf Hakimit dhe situatës së tyre finanaciare janë përpjekje për ta “destabilizuar” Interin, por ai ka konfirmuar se afati i tyre kalimtar i dimrit ka përfunduar

Ka pasur raporte të ndryshme këtë mëngjes, pasi që Corriere dello Sport shkroi se Real Madridi është gati ta “rimarrë” Achraf Hakimi për shkak të mos pagesës së kësteve, pastaj kishte një reagim publik të spanjollëve që e mohuan këtë lajm.

“Në javët e fundit kemi parë shumë raporte, disa janë të vërtetë, disa spekulime të pastra që kanë për qëllim destabilizimin e klubit”, ka thënë Marotta për Sky Sport Italia.

“Kjo nuk ka mundësi të ndodh, për shkak se ky është një klub i fuqishëm, menaxhmenti garanton unitet dhe askush nuk duhet të këtë dyshime në këtë klub”.

Inter janë në bisedime me BC Partners për të shitur aksionet dhe janë duke kërkuar investitor të ri, por ata nuk do të jenë aktiv këtë afat të transferove.

“Siç kam thënë më parë, afati i transfereve është mbyllur. Ne nuk dëshirojmë të kemi një nivel të njëjtë konsiderate për tërë grupin që e kemi. Ne po shikojmë për mundësi, por nuk ka ndonjë, pasi që ne po kalojmë një moment të vështirë si klub”.

“Ne duhet kështu të mbulojmë këto hapësira me vlera të jashtëzakonshme që ne nuk mund të blejmë në këtë treg, të cilat janë identiteti, dashuria për fanellën dhe pasioni”.

“Matias Vecino i është bashkuar skuadrës në stërvitje këtë javë dhe ne shpresojmë që ai të veprojë si një nënshkrim i ri pas lëndimit të tij”.

Martotta është pyetur nëse Inter mund të thërret një mesfushorë që është në huazim, për shembull Lucien Agoume nga Spezia”.

“Agoume është lindur më 2002, ai ka nevojë të luajë vazhdimisht. Kthimi i tij në Inter do të ishte jo fer për Spezia dhe i vështirë për të” .

Komento: