Problemet teknike detyrojnë ndaljen e prodhimit të Bllokut “B2” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Problemet teknike detyrojnë ndaljen e prodhimit të Bllokut “B2”

21:12 | 29 Tetor 2019

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton qytetarët se sot (E marte) nga orët e pasdites është duke u ballafaquar me disa probleme të theksuara teknike të paraqitura në Termocentralin “Kosovës B”.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që në orën 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve.

Sipas analizave teknike në situatën e krijuar është e pashmangshme ndalja e kësaj njësie përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar këto defekte.

Ndryshe, i gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim “Blloku B2”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!