Problemi me Icardin, ndërhyn pronari kinez i Interit

12:41 | 04 March 2019

Mauro Icardi dhe drejtuesit e Interit janë përplasur kohëve të fundit. Shkas për këtë është bërë marrja e shiritit të kapitenit.

Kanë qenë Moratta dhe Antonello ata të cilët me vendimin e tyre kanë bërë që sulmuesi argjentinas të shpërthej me akuza, përcjell ORAinfo.

Kjo situatë ka ndikuar që të përfshihet edhe presidenti i Interit, Steven Zhang.

Ai ka kërkuar nga Moratta dhe Antonello që ta zgjidhin sa më shpejt situatën me Icardin, duke bërë thirrje për zbutje të tensioneve në mes të paleve.

Mediat në Itali raportojnë se Zhang e dëshiron Icardi përsëri në skuadër për ndeshjen e ardhshme Europea League kundër Eintracht Frankfurt, por drejtorët e Interit kanë frikë se lojtari do të refuzojë të kthehet në lojë pa shiritin e kapitenit.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se cili do të jetë hapi që do ta ndjekin drejtuesit e Interit për t’i përmirësuar raportet me sulmuesin kryesor të ekipit. /ORAinfo/

Komento: