Procedura e re për punësimi në Gjerman zgjat vetëm dy javë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Procedura e re për punësimi në Gjerman zgjat vetëm dy javë

08:57 | 29 Mars 2019

Gjermania ka thjeshtësuar procedurat për punësim.

Dhe, tani procedura e re zgjat vetëm 14 ditë

Të shumtë janë shqiptarët që duan të emigrojnë drejt Gjermanisë në kërkim të një pune. Për disa vite me radhë shteti gjerman ka nxjerrë mijëra vende pune vakante ku edhe shqiptarët janë të pritur që të shkojnë për të punuar ku sigurisht edhe pagat janë tepër të kënaqshme.

Prandaj shumica e të rinjve shqiptarë kanë lënë vendin e tyre, familjet dhe kanë sakrifikuar edhe të ardhurat e tyre monetare për të ikur drejt Gjermanisë. Që prej nëntorit të vitit 2017, procedurat e vizave të punës për shtetasit e Ballkanit Perëndimor janë më të thjeshta dhe realizohen brenda një etape disa ditore.

Kur rregullorja për rajonin hyri në fuqi, më 1 janar 2016, procedura për të tilla raste ishte e dyfishtë.

Punëmarrësit paraqitnin kërkesë për vizë te përfaqësitë e Gjermanisë në vendet e tyre, e njëkohësisht punëdhënësit kërkonin leje paraprake te Zyra e Punësimit në vendndodhjen e kompanisë, e kjo bënte që procesi të zgjaste me muaj të tërë.

Ministria e Jashtme Gjermane ka deklaruar:

“Tanimë ai është thjeshtuar, sepse miratimi paraprak nga Zyra e Punësimit nuk është më i nevojshëm.”
Sipas tyre mjafton që kandaidati të paraqesë në Ambasadën e Gjermanisë të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga punëdhënësi. Pasi të jenë dorëzuar dokumentet në konsullatë, kontrollohen nga autoritetet përkatëse në Gjermani, e nëse kushtet plotësohen, atëherë jepet edhe viza.

Një prej verifikimeve të bëra është nëse ka ndonjë shtetas gjerman ose europian me të njëjtin kualifikim që ka aplikuar për të njëjtin vend pune, për këtë arsye dokumentet u dërgohen edhe zyrave të punës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!