
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendvotimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të riprocesohen.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, që nga fillimi i procesit të rinumërimit, të martën më 13 janar 2026 në orën 18:00, dhe deri të dielën, më 25 janar 2026 në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 vendvotime nga gjithsej 2,557 vendvotime, duke përfaqësuar mbi 62% të totalit.
Procesi i rinumërimit do të përfundojë plotësisht në 23 komuna.
Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën online të KQZ-së në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, ku do të paraqiten pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi.
