Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet si pasojë e stabilimenteve të vjetra, tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti në sektorin energjisë në vend.
Si rrjedhojë, pavarësisht situatës së krijuar si pasoj e pandemisë, KEK në vitin 2020 ka arritur rekordin e prodhimit të energjisë elektrike që nga fillimi i operimit në vitin 1962
Në këtë vazhdë, KEK njofton se edhe përkundër sfidave të lartë cekura dhe situatës së krijuar si pasoj e pandemisë, me angazhimin dhe përkushtimin maksimal të të gjithë punëtorëve të KEK-ut, vitin 2020 e ka përmbyllur me shumë sukses, duke tejkaluar të gjitha pritjet e planifikuara.
Këtë vit termocentrali Kosova A ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 118% apo 6% më mirë se vitin paraprak. Ndërsa Kosova B ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 106.1% apo 6.4% më mirë se vitin paraprak.. Edhe divizioni i prodhimit të qymyrit, ka arritur me sukses të furnizojë dy termocentralet për të prodhuar rrymë për qytetarët e vendit me këtë produkt esencial.
KEK ka arritur me sukses të furnizojë edhe Termokosin me enregji termike e cila shërben për ngrohjen e qytetarëve të kryeqytetit.
Remontet – Janë realizuar edhe remontet periodike në njësitë gjeneruese B-1, B-2 dhe A-3, A-5 duke ndikuar që siguria në njësitë e prodhimit të ngritët në nivelin më të lartë të mundshëm.
Zhvendosja/Shpronësimi – KEK është në përfundim e sipër të projektit të dytë të zhvendosjes në hapësirën prej 129 hektarësh. Duke qenë se KEK gjithnjë është ballafaquar me probleme në këtë fushë, menaxhimi i projektit të dytë konsiderohet si storije e suksesit pasi që zhvendosja po përfundon me një bashkëpunim të shkëlqyer me MEA dhe banorët e afektuar.
Komuniteti – KEK investon rreth 200 mijë euro në vit për komunitet. Në vazhdimësi po realizohen projekte për përkrahje të komunitetit në rrethinën ku operon KEK-u, projektet kanë të bëjnë kryesisht me parqe, fusha të sportit, ndriçime të rrugëve etj. Deri këtë vit këto projekte janë realizuar vetëm në Komunën e Obiliqt, ndërsa këtë vit e kemi ndarë edhe një projekt për ndërtimin e një parku në Bardh të Madh në Fushë Kosovë.
Së fundmi KEK-u ka dëshmuar se është faktor stabiliteti në sektorin e energjisë edhe duke mbështetur dhe bashkëpunuar ngushtë me të gjithë akterët e sektorit të energjisë (Aksionari, KOSTT, ZRRE, KEDS/KESCO) për pavarësimin e sektorit energjetik të Republikës së Kosovës.
OBJEKTIVAT
Ndër objektivat e KEK-ut është rivitalizimi i blloqeve të cilat e rrisin jetëgjatësinë për 20 vitet e ardhshme të njësive prodhuese në TC Kosova B, si dhe studimi i fizibilitetit të TC Kosovës A i cili pritet të përcaktojë të ardhmën e këtij termocentrali.
Projektet Ambientale – si ndërmarrje më një rendësi të veçantë për vendin, përveç eksploatimit të thëngjillit dhe prodhimit të energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e vendit. Korporata Energjetike e Kosovës ka objektiv edhe përmirësimin e komponentës ambientale, si rrjedhojë nga fondet. e IPA-s pritet realizimi i projektit për ndërrimin e elektrofiltrave të Termocentralit Kosova B, projekt që ka një kosto prej rreth 76 milion eur. i cili ishte shtyer nga BE për shkak të pandemisë. Me finalizimin e këtij projekti TC-B do të përmbush direktivat e BE-së për ambientin.
Për më tepër, është ndërtuar muri mbrojtes tek fshati Dardhisht, ka filluar projekti i ndërtimit të brezit të sigurisë (brezit të gjelbër) përreth impianteve të KEK-ut, në kuadër të të cilit përmes një bankine dhe gjelbërimit do të bëhet ndarja e hapësirës së KEK-ut me atë të qytetit. Pjesë e këtij projekti është edhe zgjerimi i rrugës në hyrje të Obiliqit, ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe ai i ciklistëve i cili do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit.
Përveç projektit të brezit të gjelbër, në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit, KEK planifikon edhe realizimin e një parku të ri në trekëndëshin Fushë Kosovë – Obiliq – Prishtinë, për të cilin ka shprehur interesim për investim edhe Banka Botërore. Projekti kap vlerën prej rreth 8 milion euro. Në këtë faze, së bashku me Komunën e Obiliqt jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet për prezantimin e projektit tek Banka Botërore.
SFIDAT
Projektet kapitale – Pavarësisht se vitin 2020 po e përmbyllim me një sukses të jashtëzakonshëm, sigurisht se situata e pandemisë ka ndikuar edhe në Korporaten Energjetike te Kosovës duke pamundësuar realizimin e disa projekteve kapitale, me theks te veçante projektin për instalimin e elektrofiltrave në TC Kosova B. Shtyerja e realizimit të projektit të elektrofiltrave ka ndikuar edhe në shtyerjen e zbatimit të disa projekteve përcjellëse të financuara nga vet KEK-u.
Mosha mesatare – Ndërsa mosha mesatare e punëtorëve të KEK-ut është 55 vjeç dhe mbi 1,000 punëtorë pritet të pensionohen në 5 vitet në vijim, ndër sfidat kryesore të KEK-ut në të ardhmën mbetet ripërtrirja e kuadrove. Në këtë drejtim, KEK ka angazhuar një konsulenc ndërkombëtare e cila është duke bërë rishikimin funksional, me ç’rast do të çartësojë edhe numrin e saktë të punëtorëve të cilët i nevojiten korporatës për një operim stabil dhe të sigurt.