Prodhimi i naftës do të ulët

11:47 | 06 December 2018

Ministrat e naftës nga eksportuesit kryesorë botërorë do të diskutojnë për uljen e prodhimit për të mbështetur çmimin aktual dhe frenimin e ofertës së tepërt.

Para takimit në Vietnam, ministri i Naftës dhe i Gazit i Omanit, Mohammed bin Hamad Al Rumhy, konfirmoi se prodhimi i naftës do të ulet, por ende nuk është diskutuar vëllimi i saktë.

Kryesuesja e OPEC-ut, Arabia Saudite, ka treguar për një ulje të mprehtë nga janari i vitit të ardhshëm, pavarësisht presioneve nga presidenti amerikan Donald Trump për uljen e çmimit të naftës, përcjell Telegrafi.

Rijadi shprehu pak kohë më parë dëshirën që OPEC-u dhe aleatët e tij të ulin të paktën 1.3 milion fuçi prodhim në ditë ose 1.3 për qind e prodhimit botëror.

Komento: