Producenti kosovar reagon për vrasjen në Ferizaj: “Pusho i qetë shoku im i fëmijërisë”

16:13 | 28 Maj 2022

“Pusho i qetë shoku im i fëmijërisë” – Producenti kosovar reagon për vrasjen në Ferizaj.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vrasje në Ferizaj.

Përveç viktimës, në këtë rast ka mbetur i plagosur edhe dorasi i dyshuar, shkruan lajmi.net.

Ndërsa për rastin reagoi edhe producenti nga Ferizaj, Bini Deaz me anë të një postimi, ku ndër tjerash ai tregoi se të ndjerin e ka pasur edhe shok të fëmijërisë.

“Pusho i qetë shoku im i fëmijërisë, ke qenë shok, besnik, trim dhe i dashur për krejt, e pabesueshme që nuk je në mesin tonë. Shihemi në botën tjetër mashkull”, shkroi ai.

Ndryshe për vrasjen reaguan edhe disa nga reperët kosovarë si Fero dhe Fuego.

Komento: