Produktet serbe futen ilegalisht në Kosovë, kështu thotë Presidenti Thaҫi

22:45 | 01 May 2019

Taksa ndaj Serbisë po vazhdon të mbetët temë shumë e diskutuar.

Presidenti Hashim Thaçi rithekson se vendosja e takës 100% ndaj produkteve serbe është vendim i drejt dhe legjitim nga institucionet e Kosovës.

Por ai pranon se këto produkte po hyjnë në Kosovë edhe përmes rrugëve tjera.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk është shumë i shqetësuar për vendosjen e taksës sepse mallrat serbe po futen në Kosovë dhe nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia por edhe në formë të kontrabandës në për fat të keq”, tha ai në Zona B, pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

“Ai humb disa miliona euro, por ka fituar një reputacion në kuptimin e imazhit se si Serbisë gjoja po i ndodh një padrejtësi – sillen si viktima”.

“Taksa vendim i drejt dhe duhet të mbetet në fuqi. Unë e kam përkrahur këtë ide nga fillimi. As s’kam bërë thirrje për pezullim, as për heqje – është gënjeshtër e kulluar”.

Komento: