Profesorët nga ShBA-ja takojnë Haradinajn

10:04 | 19 June 2019

Ramush Haradinaj takon profesorët nga ShBA-ja.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion të drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University.

Kryeministri përmes faqes së tij në Facebook ka shkruar se Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me ShBA-të.

“Mbështetja në shkollimin e të rinjëve tanë është një nga fushat kyçe që Qeveria e vendit është e përkushtuar ta vazhdojë këtë bashkëpunim. Në këtë frymë, sot pata kënaqësinë të pres në takim, një delegacion të drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, të cilët po qëndrojnë në vend për konferencën dyditore “Nga Paqja në Prosperitet- Transformimi i Shoqërisë Kosovare përmes Lidershipit të mirë” organizuar nga Fondacioni për Lidership, mbështetur nga Ministria e Arsimit, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane” ka shkruar Kryeministri.

Komento: