Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.
Profesori nga Britania e Madhe, Hugh Montgomery, drejtor i Institutit UCL për Shëndetësi në Universitetin e Londrës, ka shpjeguar dallimin mes gripit të “thjeshtë” dhe coronavirusit të ri – duke dhënë detaje të frikshme në numra.
“Nëse prekem nga një grip normal, do të infektoj 1,3 – 1.4 njerëz. Nëse ata e bartin tutje – është faza e dytë e përhapjes. Por kur ndodh rrethi i dhjetë i përhapjes, do të jem përgjegjës për 14 raste me grip. Ky coronavirus është shumë përhapës, kështu që çdo person e përhap tek të paktën tre persona tjerë. E në shikim të parë nuk duket se ka ndonjë dallim të madh, por nëse të gjithë këta të tre infektojnë tre tjerë – pas rrethit të dhjetë të përhapjes – do të jem përgjegjës për infektimin e 59 mijë personave tjerë”, ka thënë profesori Montgomery, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu ka shpjeguar se si shumica e njerëzve do të ndihen plotësisht mirë ose do të kenë simptoma të lehta, por që virusi do të vazhdon të përhapet. Një pjesë e tyre do të sëmuren, sipas të gjitha gjasave pas 10 ditëve kur janë infektuar.
Ata do të detyrohen të shkojnë në spital, ku do të marrin tretmanin e duhur dhe do të mbikëqyren në rast se simptomat e tyre përkeqësohen edhe më shumë. E nëse një gjë e tillë ndodh, do të transferohen në repartin e kujdesit intensiv.
“Edhe aty nëse sëmuren shumë, do të mendoni nëse do t’i shpëtoni vdekjes. Nëse kemi një ambient të kufizuar të veprimit siç e kemi tani me numrin e kufizuar të respiratorëve, personelin shëndetësor, njerëzit nuk do ta kenë tretmanin adekuat”, ka shpjeguar tutje profesori.
Në pyetjen e gazetari të Channel 4 – nëse është fundi i botës, profesori Montgomery thotë: “Nuk duhet ta kujtojmë këtë, do të jetë keq, do të jetë shumë keq për një pjesë të caktuar të njerëzve, por do të jetë një përqindje shumë e vogël e atyre që do të sëmuren shumë dhe shumë më e vogël do të jetë përqindja e atyre që do të shtrihen në repartin intensiv. Mund t’ia shpëtojmë jetën shumë njerëzve të prekur me coronavirus. Por, ju lutem, mbani në mend, shansi më i mirë që mund t’jua japim njerëzve që sëmurën rëndë, është të kemi mjaftueshëm shtretër dhe personel”, ka thënë për fund ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Sg7RnPPKN48&feature=emb_title