Profesori i UP-së: LDK nuk i rezistoi presionit ndërkombëtar

22:25 | 25 Janar 2021

Profesori i UP-së, Bujar Dugolli ka kritikuar LDK’në për raportet me SHBA’në në kohën e bisedimeve me të dërguarin special për dialogun Kosovë – Serbi nga Donald Trump, Richard Grenell.

Tha se LDK nuk i rezistoi presionit ndërkombëtar dhe nga kjo Kosova nuk përfitoi asgjë.
“Ju thatë se keni pasur presion. Unë e kuptoj që keni pasur presion sepse patëm një ndërmjetësues i cili ishte i njëanshëm, i cili bënte një bulizëm diplomatik. Këto janë thëniet e prfesorëve eminentë në SHBA që nuk i panë sjelljet e tij si normale të një të dërguari i cili duhet të ndërmjetësoj mes dy palëve’, tha Dugolli.

“Prandaj këto ndërmjetësime kanë qenë të njëanshme dhe të dëmshme për Kosovën’, shtoi ai në Pressing.

“Nuk mund të thoni se keni përfituar diçka nga kjo. E kuptojmë që keni pasur presion, nuk i keni rezistuar presionit ndërkombëtar dhe nuk kemi përfituar diçka nga ai proces i bisedimeve”, theksoi Dugolli.

Komento: