Profesori Petrit Nimani boton librin e ri dhe e shpërndanë falas për studentët

20:41 | 03 Tetor 2024

Profesori Petrit Nimani boton librin e ri dhe e shpërndanë falas për studentët
Prodekan dhe profesor ne Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë ka botuar librin e ri “Bazat e shtetit dhe së drejtës”.

Ai këtë libër e ka shpërndarë falas për stdentët e tij dhe është shprehur se ndihet i lumtur të ndihmoj në zhvillimin e tyre akademik.

“Sot pata rastin t’u ofroj dhe t’u shpërndaj studentëve tanë libra falas nga botimet e mia, një kontribut modest për këto gjenerata të mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të ndihmoj në zhvillimin e tyre akademik. Në të ardhmen do të përpiqem që kjo praktikë të vazhdojë, duke siguruar që studentët tanë të kenë qasje të lirë te materialet e duhura për studim”. “Shpresoj që kjo nismë të shërbejë si një motivim për kolegët e mi, të cilët mund të bëjnë një hap të ngjashëm për të mbështetur brezat e ardhshëm të studentëve. Besoj fort se ndihma për studentët nuk është vetëm një përgjegjësi, por edhe një investim në të ardhmen e shoqërisë sonë. Secili prej nesh, qoftë si mësimdhënës apo si autorë, mund të kontribuojë në këtë mision”, ka shkruar Nimani.

Komento: