“Programi i Qeverisë Kurti është fontanë dëshirash”

21:34 | 11 Maj 2021

Programi i Qeverisë

Gazetari Milaim Zeka, ka deklaruar se programi qeveritar i publikuar sot nga Qeveria Kurti, është fontanë dëshirash.

Kështu u shpreh, gjersa shtoi se kryeministri, Albin Kurti është duke folur për një padi ndaj Serbisë për gjenocid dhe me këtë, sipas tij, ai ka dashur të mbulojë mungesën e një plani qeveritar.

“Kjo është taktikë e kryeministrit të Kosovës, që çuditërisht gjatë këtyre ditëve të fundit është duke folur për një padi ndaj Serbisë për gjenocid dhe me këtë ka dashur të mbulojë mungesën e një plani qeveritar. Ma tepër këtë program qeverisës që është publikuar sot, e shohë si fontanë dëshirash sesa diçka që mund të realizohet”, tha Zeka. /ATV/

Komento: