Programi ‘Kompakt’, Hovenier: Kemi një detyrë të madhe para nesh

18:34 | 30 Prill 2024
programi-‘kompakt’,-hovenier:-kemi-nje-detyre-te-madhe-para-nesh

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë.

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë, me rastin e lanësimit të programit “Kompakt”, falënderoi ekipet e shumta nga SHBA dhe Kosova që kanë kontribuua në këtë punë kaq të rëndësishme.

“Falënderoj gjithë ato ekipe të mëdha nga SHBA dhe Kosova për gjithë këto arritje. Tani jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë. Kemi një detyrë të madhe para nesh dhe siç e thash para 70 orëve ka filluar koha, atëherë i keni 4 vite e 360 ditë, pastaj të festojmë.

Ambasadori Hovenier tha se implementimi i këtij programi është shumë e rëndësishme dhe një punë e suksesshme.

Kurse, Cameron Alford, zëvendës president i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), tha se partneriteti është shumë i rëndësishëm për programin ‘Kompakt’

“Urime për këtë moment. MCC është jashtëzakonisht krenare për marrëdhënien e fuqishme që kemi pasur. Partneriteti është i rëndësishëm për programin. Lanësimi i programit fillimi i implementimit është një kapitull i ri. Ka të bëjë për krijimin  energjisë dhe më të lehtë të përballueshme për qytetarët e Kosovës.

“Së bashku po investojmë gjysmë milionë dollari. Nëse ju keni dëgjuar kjo flet për insistimin e balancit dhe mundësinë që energjia e ripërtesëritshme të vijë në Kosovë dhe rritjen e zgjerimit dhe sigurisë së energjisë. Jemi për të treguar për mundësitë për njerëzit sidomos për gratë dhe të rinjtë për të bërë karrierë në sistemin e energjisë”, tha ai./rtk/

Komento: