Projeksioni i Baraliut: LVV deri në 51- 53 deputetë, PDK 22-26, LDK 16-20 dhe AAK 6-9

20:26 | 28 Dhjetor 2025
Projeksioni i Baraliut: LVV deri në 51- 53 deputetë, PDK 22-26, LDK 16-20 dhe AAK 6-9

Sipas projeksionit të publikuar nga Baraliu në Kanal 10, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) pritet të dalë forca e parë politike në Kuvendin e Kosovës, me një rezultat prej 51 deri në 53 deputetë.

Sipas këtij projeksioni, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22 deri në 26 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) parashihet të sigurojë mes 16 dhe 20 ulëse në Kuvend.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të ketë një përfaqësim më të vogël parlamentar, me 6 deri në 9 deputetë, nndërsa për Nismën thuhet që nuk do të arrijë të sigurojë as edhe një deputetë.

Sipas Baraliut, këto shifra pasqyrojnë trendet aktuale politike dhe disponimin e elektoratit, duke u bazuar në të dhënat dhe analizat e deritanishme. Megjithatë, ai thekson se projeksionet mbeten vlerësime dhe rezultati përfundimtar mund të ndryshojë në varësi të zhvillimeve gjatë fushatës dhe daljes së qytetarëve në votime.

Komento: