Projektbuxheti për vitin 2019, Kuvendi mblidhet në ora 15:00 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Projektbuxheti për vitin 2019, Kuvendi mblidhet në ora 15:00

14:20 | 07 Dhjetor 2018

Debati mbi projektbuxhetin e vitit 2019 do të vazhdojë edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00.

“Meqenëse një pjesë e deputetëve kanë dalë nga salla dhe është koha e drekës, po marrim pushim deri në ora 3:00 dhe ju kisha lut të ktheheni në sallë në orën 3, ta përfundojmë debatin dhe pastaj shohim kur e votojmë”, tha Haliti.

Buxheti i vitit 2019 po vlerësohet nga opozita si social dhe jo zhvillimor, ndërsa partitë në pushtet kanë shprehur përkrahje për të.

Komento: