Projekti i Hidrocentralit në Lumbardh të Pejës, ja çfarë ka bërë PDK-ja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Projekti i Hidrocentralit në Lumbardh të Pejës, ja çfarë ka bërë PDK-ja

22:52 | 23 Shkurt 2019

Qytetarë të shumtë kanë nënshkruar peticionin .

​PDK me peticion kundër projektit të Hidrocentralit në Lumbardh të Pejës

Dega e PDK-së në Pejë bashkë me Rinin Demokratike të Kosovës ka marr iniciativë për organizimin e peticionit për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumbardh.

Qytetarë të shumtë kanë nënshkruar peticionin përmes secilit një zëri kundërshtojnë mundësin e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh.

PDK në Pejë njofton se do të vazhdojë edhe ditëve në vijim me mbledhjen e nënshkrimeve nga ana e qytetarëve për ta kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje që do të vij nga kushdo qoftë që do të dëmtonte ambientin në Pejë.

Poashtu edhe Dega e AAK-së në Pejë në takimin e sotëm të kryesisë së saj, ka dalë me qëndrimin kundërshtues ndaj projektit të përfolur për ndërtimin e Hidrocentralit në Lumbardh.

“AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet”, thuhet në reagimin e tyre.

Komento: