Projektligji për buxhetin e vitit 2019 votohet nga Komisioni Parlamentar

10:22 | 28 Janar 2019

Projektligji për buxhetin e vitit 2019 është votuar nga Komisioni për Integrime Evropiane.

Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra tha se komisioni ka dhënë amendamentet e veta lidhur me projektligjin për ndarjet buxhetore.

“Komisioni funksional ka propozuar një numër të madh të amendamenteve. Ky rregullim i projektligjit është kompetencë e vendeve që bëjnë projektligjin”, tha ajo.

Ndërkaq lidhur me plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ky projektligji nuk është në kundërshtim me direktivat evropiane dhe që sipas saj, duhet të shkoj sa më shpejt në seancë.

“Ka për qellim të rregulloj mënyrën e gjykimit në mungesë të krimeve në Kosovë. Ky projektligj është kërkuar edhe nga përfaqësues evropian në Kosovë dhe në takim me Apostolovën kemi thënë që ky duhet të kaloj sa më shpejt në seancë. Nuk është në kundërshtim me projektligjet evropiane”, tha ajo.

Komento: