Projektligji për dialogun, pritet të votohet nesër nga Qeveria e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Projektligji për dialogun, pritet të votohet nesër nga Qeveria e Kosovës

17:36 | 23 Dhjetor 2018

Pritet që nesër të votohet projektligji për dialogun me Serbinë, të paktën kështu ka premtuar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në seancën e së premtes, derisa diskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projekt buxhetin e vitit 2019, duke lavdëruar PSD-në, patë thënë se marrin si obligime kushtet e këtij subjekti politik.

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju.

Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun ne qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, KosovaPress merr vesh se mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 14:00.

Komento: