Prokurori Halling: Ndalimi i Kilajt është i domosdoshëm, mund të dënohet deri në 5 vite

12:28 | 04 Nëntor 2023
prokurori-halling:-ndalimi-i-kilajt-eshte-i-domosdoshem,-mund-te-denohet-deri-ne-5-vite

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është bërë paraqitja e parë e Isni Kilajt.

Gjatë paraqitjes së parë të Isni Kilajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit Matt Halling tha se ndalimi i të dyshuarit është e domosdoshme.

Prokurori Halling tha se Kilaj mund të dënohet deri në 5 vite dhe ka arsyeje që t’i ik juridiksionit.

“Ndalimi i Z.Kilaj është i domosdoshëm. Në këtë rast vlejnë tri rreziqet e parashikuara në nen sikurse thuhet me hollësi në parashtrimin tonë; ai ka rrezik ikje, perballet me vepra që mund të dënojnë deri në 5 vite, ka arsyeje që të iki nga juridiksioni përfshirë në vendet e treta ku mund të mos pranohet ekstradimi i tij”, tha prokurori, raporton BetimipërDrejtësi.

Prokurori Halling tha se materialet që janë gjetur e tregojnë rrezikun se Kilaj mund të shkattërroj, fshehë apo ndryshoj provat e një krimi si dhe mund të pengojë ecurinë e procesit duke ndikuar tek dëshmitarët.

“Natyra e materialeve të gjetura tregon gjithashtu që ekziston rreziku që z.Kilaj të shkatërroj, fshehë, ndryshojë apo të falsifikoj provat e një krimi apo se do të pengoj ecurinë e procesit duke ndikuar tek dëshmitarët, viktimat apo bashkëpunëtorët e tyre. Në fakt, materialet e gjetura sugjerojnë që z.Kilaj është marrë pikërisht me këtë lloj sjellje dhe fushëveprimi i materialeve të sekuestruara tregojnë një lloj modeli i sjelljes penguese dhe ekziston kështu rreziku se do t’i përsërisë këto lloj veprash pa u ndaluar”, tha Halling.

Halling tha se në rastet që trajtohen në këtë gjykatë, zhvillohet një klime e frikësimit të dëshmitarëve duke përmendur edhe shpalljen fajtor të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Në fund, rastet që trajtohen në këtë gjykatë zhvillohen në një klime të qartë të frikësimit të dëshmitarëve. Se kjo klimë ekziston, tregohet ndër të tjera tek shpallja ë e Gucatit dhe Haradinajt dhe konstatimi juaj lidhur me cdo cështje të paraqitur përpara trupit gjykues”, tha prokurori.

Tutje, në parashtrimet e veta, Halling tha se m mbajta e këtyre materialeve nga Kilaj tregon mungesën e vetëdijshme për respektimin e urdhëresave të gjykatës, për çka sipas ZPS-së, i dyshuari duhet të mbahet i ndaluar.

“Mbajtja e materialeve të tilla tregon një mungesë të vetëdijshëm për respektimin e urdhrave të gjykatës dhe nuk ka asnjë masë tjetër që mund të zbus këtë lloj rreziqe për arsye siç edhe e kemi parashtruar në parashtrimin tonë që Z.Kilaj duhet të mbahet i ndaluar”, tha prokurori Halling.

Komento: