Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve policore gjatë protestës së 5 tetorit

17:32 | 06 Tetor 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së 5 tetorit, pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, hetuesit e IPK-së do të grumbullojnë informacione dhe prova për të vlerësuar nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës për shpërndarjen e protestuesve, raporton IndeksOnline.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me IPK-në, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të ndriçuar rastet ku dyshohet se është përdorur forcë përtej nevojës dhe autorizimeve të përcaktuara me ligj.

Komento: