Prokuroria autorizon Policinë të grumbullojë informata për votimin me postë

14:08 | 26 March 2025
prokuroria-autorizon-policine-te-grumbulloje-informata-per-votimin-me-poste

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur të veprojë për dyshimet për manipulime në votat me postë.

Prokuroria e ka autorizuar Policinë të grumbullojë informacione.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, tha ajo.

Komento:
loading