Prokuroria e Hagës pushon hetimet ndaj Halil Çadrakut

11:08 | 28 November 2024
prokuroria-e-hages-pushon-hetimet-ndaj-halil-cadrakut

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i ekipit mbrojtës të tij, avokati Arianit Koci.

Ai ka deklaruar se ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për Çadrakun dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë, njofton Klankosova.tv.

“Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tone”.

“Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet”, tha Koci.

 

Komento: