Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi për veprat e bëra gjatë luftës

14:14 | 03 June 2019

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Z.Dj. nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd, për kr,ime lufte.

I pandehuri Z.Dj., gjatë muajit mars – prill të vitit 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës bashkë me një grup kri minal serb kishte hyrë dhunshëm në shtëpitë e shqiptarëve duke i privuar nga jeta dhe duke i maltretuar.

Ai bashkë me disa të tjerë, të paidentifikuar deri më tani, kanë shkuar në këtë lagje me uniforma policore-paramilitare dhe kanë privuar nga jeta, vjedhur dhe plaçkitur popullatën civile të pambrojtur. Ata po ashtu kanë dhënë urdhër për zhvendosjen e popullatës civile.

“Me ketë i pandehuri Z.Dj., ka kryer veprat penale “Kri,met e luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, “Kri met e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar” që ndiqen sipas nenit 153 paragrafi 1 nënparagari 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15, dhe nenit 3 të KPK-së”, thotë Prokuroria Speciale.

Komento: