Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Jozit pas sulmit ndaj Edit

14:53 | 04 Shtator 2026

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut, pas sulmit fizik ndaj Edi Kuçit.

Sipas informacioneve të Klan Kosova, në kuadër të rastit është kërkuar edhe arrestimi i Joz Markut.

Në pamjet po ashtu të siguruara nga redaksia shihet se Jozi, së bashku me disa persona të tjerë, e rrethojnë Edin dhe e godasin gjatë përleshjes.

Kjo është konfirmuar për Klan Kosova edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Komento: