Ka më shumë se dy orë prej kur koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.
Siç mëson Periskopi, Mihali e VV’së intervistohet si e dyshuar pë bashkëpunim me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK’ut , Nagip Krasniqi, për përzgjedhjen e kompanive të caktuara për punime në këtë korporatë.
Tutje burimet e mediumit theksojnë se Prokuroria ka arritur t’i zbuloi imellat e Dejona Mihalit me ambasadorin Martin Berishaj i cili dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni me kompaninë ‘MP Consulting’ dhe transferet e dyshimta në Serbi.
Mihali është paraqitur në këtë institucion për dy raste të korrupsionit në nivele të larta.
Ajo është parë e vetme teksa futej në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse do të deklarohet para mediave pas intervistimit.