Vdekja e dyshimtë e 19 vjeçares, Prokuroria: U gjet e va.rur në një lis jo larg shtëpisë së burrit.
Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në rajonin e Gjilanit.
Vajza 19 vjeçare, emër i njohur për redaksinë u gjetë e va.rur rreth 300 metra larg shtëpisë së saj në fshatin Poliqkë të komunës së Kamenicës.
Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00, por që ende nuk kanë detaje shtesë lidhur me ngjarjen.
“Rasti është cilësuar fillimisht si vdekje e dyshimtë, derisa të bëhen hetimet tjera lidhur me rastin”, tha ai.
Lidhur me këtë, lajmi net ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga ku edhe u bë e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Dyshohet se një grua e moshës 19 vjeçare, është gjetur e varur 300m larg shtëpisë së saj, në fshatin Poliqkë, komuna e Kamenicës. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit tr.upi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”,tha zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini.
Gjithashtu u theksua se Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e të ndjerës dhe dëshmitarëve të tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje.
19 vjeçarja A.M.L sipas burimeve të portalit lajmi net u gjetë e va.rur në një lis dhe se e njëjta edhe pse e re në moshë, ishte e martuar dhe po jetonte në fshatin Poliqkë të Kamenicës, ku edhe kishte familjen e bashkëshortit.