Prokuroria jep detaje për 65-vjeçarin që u gjet i pa shenja jete në motel

14:08 | 03 Korrik 2024
prokuroria-jep-detaje-per-65-vjecarin-qe-u-gjet-i-pa-shenja-jete-ne-motel

Një 65-vjeçar është raportuar se është gjetur pa shenja jete në një nga motelet në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Laureta Ulaj, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka deklaruar se rasti në fjalë është duke u trajtuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësite relevante i kanë ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes”.

“Me urdhër të njëjtit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për t’iu nënshtruar obduksionit, ndërsa veprimet e tjera hetimore janë duke u kryer, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”, ka thënë Ulaj./klankosova

Komento: