Prokuroria jep detaje për burrin që u gjet i vdekur nën ashensor: Në çantë iu gjetën mbi 86 mijë franga e tre telefona

17:03 | 28 Shkurt 2024

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me sqarime rreth rastit të personit që u gjet i vdekur nën ashensorin e një objekti banesor në Gjilan.

Prokuroria ka thënë se personi ishte raportuar i zhdukur më 9 janar dhe se pas raportimit dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi, meqë i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, kishte pasur me vete 86,250 franga zvicerane.

Në njoftim thuhet se pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale.

“Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore. Lidhur me veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Komento: