Prokuroria jep detaje për intervistimin e Steviqit që dyshohet se ka ndikuar te votuesit

19:26 | 28 Dhjetor 2025
Prokuroria jep detaje për intervistimin e Steviqit që dyshohet se ka ndikuar te votuesit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një qytetar serb nga Graçanica, Millosh Steviq, ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.

Sipas Prokurorisë, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.

“Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet kompetente”, tha Prokuroria.

Komento: